Rreth Xhamise Pergine
Formular per anetaresim ne Xhami
Xhamia Pergine është hapur në shtator 2007 dhe që atëherë në Xhami falen namazet ditore, falet rregullisht xhumaja me hytbe në gjuhën shqipe (në orën 12:30 - 13:05), mbahet ligjëratë çdo të djele pas faljes se drekes dhe zhvillohet mësim-besimi për fëmijet. Për vitin shkollor 2008-2009 mësuan tek Xhamia 70 fëmijë. Here pas here, në xhami mbahen ligjërata për gratë dhe organizohen tribuna fetare me imam te thirrur nga vendlindja. Po ashtu, organizohet falja e Teravisë dhe falja e Bajrameve. Hoxha i Xhamisë është në shërbim të xhematit për ceremonitë fetare, si dova për lindje fëmije, lidhje niqahu, këndim Kurani, raste xhenazeje etj. Kuota e anëtarësimit në Xhami është 15 euro në muaj.
“Forum Alb Trentino” organizon shepsh edhe takime, konferenca dhe debate mbi tema kulturore dhe sociale që u interesojnë bashkatdhetarëve dhe emigrantëve në pergjithësi, është aktiv në shoqerinë civile dhe ndihmon në integrimin e emigrantëve.
Llogaria bankare per pagesen e anetaresise:
"Forum Alb Trentino" IBAN:
IT 09 B 08178 35220 000000085950
Cassa Rurale di Pergine