classeServizio doposcuola

Fat organizza un servizio settimanale di doposcuola per bambini delle classi che vanno dalla prima elementare alla seconda superiore. Gli incontri si terranno ogni venerd' dalle ore 17.00 alle 19.00, e sono aperti a tutti. In queste due ore ci sarà un responsabile del centro a sorvegliare ed aiutare i ragazzi nei compiti.

 

ORARIO: 

Ogni VENERDÌ dalle 17.00 alle 19.00

 
logo_per_il_5per1000

Aiuta il Centro Culturale Forum Alb Trentino destinando il 5 x 1000

C'è un modo di contribuire alle attività del Centro Culturale Forum Alb Trentino che non costa nulla: devolvere il 5 per 1000 della propria dichiarazione dei redditi al Centro Culturale Forum Alb Trentino
Compila la scheda CUD, il modello 730 o il modello Unico.
Indica nel riquadro il codice fiscale di Forum Alb Trentino: 96076170222

Antonella, pranon fene islame ne xhamine shqiptare Pergine

Lunedì 15 Febbraio 2010 17:14 forumalbtrentino
Stampa PDF

 

 

Antonela, pranon fenë Islame në xhaminë shqiptare të Trento
Anita Braka *

 

 

 

 

Antonella Pisetta ose Samira ne Islam, mësuese ne shkolle fillore ne qytetin e Trentos, pas shumë kërkimesh dhe studimesh mbi fenë Islame bën publik pranimin e fesë Islame, në xhaminë shqiptare të Trentos


Xhamia shqiptare në Trento, është hapur qysh nga Marsi i vitit 2007. Në të komuniteti shqiptar i zonës kryen rregullisht faljet e namazeve, organizon mësime për fëmijë, ku përveç lëndëve fetare bëhet edhe mësimi i gjuhës shqipe. Xhamia shqiptare e Trentos numëron më s

 

 

Xhamia shqiptare e Trentos njihet si një nga xhamitë më aktive ne organizime evenimentesh në Itali, ku një nga aktivitetet

 

Por në ditët e fundit, xhamisë shqiptare i është shtuar edhe një anëtare e re. Në datën 12 shkurt 2010 në prani të imamit dhe kryetarit të xhamisë, hoxhës Altin Braka, Antonela Pisseta e cila është joshur nga kultura dhe feja e komunitetit shqiptar të zonës ka vendosur të pranojë fenë e emigrantëve shqiptarë, Islamin. Pranimin e fesë Islame, Antonela e bëri ditën e premte, pas namazit të xhumasë kur nën udhëheqjen e imam Altinit, deklaroi përpara besimtarëve shqiptarë, shehadetin apo dëshminë e saj, të besimit se Zot i vetëm dhe i denjë për tu adhuruar është Allahu, dhe Muhamedi s.a.s është profeti i fundit i Zotit. Pranimi i islamit nga Antonela u prit me gëzime dhe tekbire nga xhemati i dominuar nga shqiptarët në xhaminë e Trentos, të cilët i uruan mirëseardhjen motrës së tyre italiane në fenë e profetit Muhamed.


Gjatë një interviste që Antonela bëri me shkruesen e këtij shkrimi, rrugën e saj drejt Islamit e përshkroi si më poshtë:

"Historia e njohjes sime me Islamin është shumë e hershme. Ajo që më ka shtyre të njoh këtë fe ka qene kurioziteti im, për të njohur një kulturë të re. Kontakti im i parë me Islamin ka qenë kur nëna ime më dhuroi një libër i cili fliste për Muhamedin. Ky libër më ka bërë të reflektoj mbi ketë gjë te re për mua, që më pare nuk e kisha njohur. Por  përveç këtij libri nuk kam patur mundësi të di më shumë, pasi mundësitë për të mësuar mbi fenë islame i kisha të vogla. Kur kam shkuar në shkollën 8-vjeçare, në librin e fesë flitej sërisht për Islamin. Mbaj mend se aty nisa të thellohem disi më shumë mbi këtë fe. Më pas kur kam qenë në shkollën e mesme nisa që të kem dyshime mbi fenë time katolike, dhe shpesh i bëja pyetje vetes: Jezuzi është Zot apo Profet i Tij?

Më pas kam nisur të lexoj Kuranin, dhe në veten time kisha një ndjesi të ndryshme nga ajo kur lexoja Biblën. Mbas disa vitesh kur kam takuar një sociolog laik të fesë, i cili me foli për fenë Islame arrita të kuptoj më shumë mbi ketë fe. Me pas duke lexuar Kuranin arrita ne përfundimin se Islami është rruga ime, dhe këtu i dhashë fund dyshimeve që kisha me parë!

Përpara se të vija sot ne xhami dhe të shpall këtu mes jush bindjen time për tu bërë muslimane, po lexoja ketë ajet Kuranor ku Zoti thotë: "Allahu shpalli të folurën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, i cili përsëritet herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit te tij), rënqethen lëkurat e atyre që kanë frikë Zotin e tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky libër është udhëzim i Allahut, me të Ai  udhëzon atë që do..."(Ez-Zumer: 23)

Ja, pra, këtë qe përshkruan ky ajet, kam ndier dhe unë kur lexova Kuranin.”

 


Pranimi i fesë Islame nga Antonela Pisseta ishte ditë e shënuar për komunitetin shqiptar të Trentos. Komuniteti e festoi këtë eveniment me një koktej me ëmbëlsira dhe dhurata te ndryshme për Antonelën e cila i është bashkuar tashmë shpirtërisht komunitetit tonë në zonën e Trentino Alto Adiges.



* Drejtuese e seksionit femëror, xhamia shqiptare në Trento

Gazeta impakt

Ultimo aggiornamento Giovedì 17 Giugno 2010 22:17